Një nënë dhe vajza e saj e mitur kanë pësuar lëndime trupore pasi janë detyruar të kërcejnë nga dritarja, për shkak se kati i dytë i shtëpisë së tyre është përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /KosovaPress/