Sa është i sigurt ushqimi që ne e konsumojm çdo ditë? Kjo është një pyetje që ne ja drejtojmë shpesh vetes duke u nisur nga problemet e shumta shëndetësore që mund të na shkaktojë keq ushqyerja. Lidhur me këtë çështje zyrtari për informim në agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë Lamir Thaçi përmes adresës elektronike ka thënë për televizionin Syri se në Kosovë konsumojmë produkte po aq të kontrolluara sa edhe në vendet e tjera që janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas tij kjo argumentohet përmes procedurave standarde të korntrollit.
Përmes sistemit të kontrollit nga ferma në tryezë kontrollojmë në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimore duke filluar nga gjenetika procesi i rritjes përpunimi, paketimi, ruajtja shitja ne treg deri ne tryezë. Ligjet dhe aktet nën ligjore janë të harmonizuara me ato të BE-së, përdorim limite te njëjta në agjentët në ushqime. Çdo vit ka ngritje të sigurisë ushqimore. Kjo bazuar ne risitë shkencore që dalin. Jemi ndër autoritete me te besuara duke i shqyrtuar ankesa dhe kërkesa në kohë reale shumë të shpejtë po arrijmë për çdo ditë ta bindim konsumatorin se çështja e sigurisë ushqimore është fokusi ynë qendror.
Thaçi ka treguar edhe se sa insektime janë bërë dhe asgjësime të produkteve.
Janë kryer 66 kontrolle zyrtare në institucionet e rëndësisë së veçantë. Janë asgjësuar gjithsej 379,327.75 kg, produkte konditorike të ndryshme dhe janë kryer gjithsej 2488 inspektime të kryera në zbatim të planit të kontrolleve zyrtare.
Ndërkaq udhëheqësi i sektorit të inspektimeve në komunën e Gjakovës Artan Hoxha ka bërë të ditur se në këtë komunë janë asgjësuar rreth 13 mijë kg produkte ushqimore
Mes tjerash Hoxha u shpreh se sa i përket pa rregullsive në produkte ushqimore janë paraqitur 4 ankesa në periudhen kohore janar 2021 e deri më tani
Vlen të theksohet se siguria ushqimore është njëra ndër standardet e kërkuara për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo temë është ndarë në një sektor të veçantë brenda programit të qeverisë.