Si shumë qytetarë të Gjakovës dhe mbarë Kosovës, edhe Sali Maliqi ka qenë i burgosur politik gjatë periudhës së okupimit. Në një prononcim për tv Syri ai tregon përjetimin e tij që nga momenti kur është burgosur.
Lirimi nga burgu zakonisht të jep ndjenjë pozitive, por kjo nuk ka qenë dhe aq e theksuar për Maliqin.
Profesori thekson se mbetet me shpresë që do të vijnë ditë më të mira, e të shpaguhet në të vërtetë gjaku i derdhur i dëshmorëve e të gjithë atyre që kanë kontribouar për liri.