Është shënuar 23 vjetori kur edhe janë përjetësuar heronjët e kombit Aze Brahimaj dhe Idriz Gucati. Në kompleksin memorial të dëshmorëve në Shqiponje (Ish Jabllanic) janë mbajtur homazhe në nderim të tyre. Të pranishëm ishin familjarë e bashkëluftetarë te tyre. Lahi Brahimaj i biri i nënës Aze tha se është krenar për nënën e tij që e kishte edhe bashkëluftëtare por edhe grua humane e cila priti e përcjelli shumë trima, që ideal kishin çlirimin e Kosovës
Ndërkaq Dardan Gucati u shpreh se pa gjakun e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte këtu, ku jemi sot, shtet i pavarur, ku dhimbja e ditëve të lavdishme kthehet në krenari të përjetshme.
Duke nderuar gjakun e dëshmorëve, nderojmë luften dhe historinë e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës u shprehen mes tjerash të pranishmit të cilët çmuan lartë punën dhe kontributin e heronjëve të rënë me 3 gusht.