Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka vendosur të anulojë rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Fillimisht, më 29 nëntor, Gjykata Kushtetuese konfirmoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas rinumërimit.
Procesi zgjedhor do të nisë nga fillimi dhe qeveria do të caktojë një datë të re për zgjedhjen e Presidentit të Rumanisë, ka vendosur Gjykata Kushtetuese, raporton Euronews Romania.
Kandidati i partisë ultra-nacionaliste dhe pro-ruse Kalin Djordescu fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të 24 nëntorit dhe kandidatja pro-evropiane Elena Lascioni doli në raundin e dytë.
Raundi i dytë i votimit ishte parashikuar të mbahej më 8 dhjetor. /Euronews.al/