Personi i shoqëruar në stacionin policor sulmon fizikisht policin

Një person i cili ishte shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë lidhur me një rast, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast  dhe  ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Klankosova.tv/

Read Previous

Asllani në radarin e PSG-së

Read Next

Rritet numri i të vdekurve në Evropën Qendrore e goditur nga përmbytjet