Është përuruar objekti i ri i shkollës e cila me krenari mban emrin “Heronjët e Dukagjinit” në Gllogjan të Deçanit. Në këtë inaugurim i pranishëm ishte kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, Zëvendës ministri i arsimit Dukagjin Pupovci, ish kryeministri dhe njëherit kryetari I AAK-së Ramush Haradinaj, deputetë të kuvendit të Kosovës, mësimdhënës, nxënës dhe prindër. Hapjen e ceremonisë e bëri drejtoriesha e kësaj shkolle Lumnije Lushaj- Avdiaj e cila nuk la pa përmendur kontributin e kësaj ane si në edukimin e brezave ashtu edhe në shtetndërtimin e vendit.
Ndërtimi i këtij objekti të ri shkollor, me hapësira të zgjeruara dhe moderne të mësimit është investim i ministrisë së arsimit shkencës dhe inovacionit. Zëvendës ministri Pupovci tha se vlera e saj është 950 mijë euro.
Falënderues për këtë projekt u shprehë kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i cili tha se ky vend do të jetë tempulli i diturisë.
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj uroj mësimdhënësit dhe nxënësit me urimin që të bëhen heronjë të dijes.
Të pranishmit patën mundësinë të shohin edhe programin artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.Krejt në fund u vizituan edhe hapësirat e kësaj shkolle e cila posedon 10 klasa mësimi, 5 kabinete, sallën e Edukatës Fizike dhe hapësira të tjera përcjellëse.