Pesë të vdekur dhe 411 raste të reja pozitive me COVID-19

5 qytetarë kanë ndërruar jetë si shkak i infektimit me COVID-19. Ndërsa 411 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Raporti i plotë:

17 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.

Në total numri i rasteve aktive është 6.509

No photo description available.

Read Previous

Kjo është deklarata e kryeministrit Kurti që bëri opozitën ta lëshojnë sallën

Read Next

KF “Gjakova” dhe SH.F “AS” zhvillojnë miqësore për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës