Shisha është një përzierje ngjitëse e duhanit me aromatizues të tjerë.Sipas pulmologut Flamur Marku, pirja e duhanit të nargjileve kërkon funsksion ekstra të mushkërive dhe ka studime që tregojnë për sëmundje të ndryshme që kanë të bëjnë sidomos në ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes.
Përdorimi i nargjileve apo shishave sic I njohin në masë, mund të jetë më e rrezikshme se pirja e duhanit.
Këshillohet që të rinjtë të shmangin përdorimin e nargjiileve pasiqë dëmet në shëndet janë evidente sipas shumë studimeve, që tregojnë se konsumuesit e nargjiles thithin më shumë tym, sesa thith një konsumues i duhanit në 100-200 cigare.