Plas sherri në tyrbe ”Pulë” në fshatin Babaj të Bokes, dy burra bëjnë propagandë me citate kuranore

Në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë, derisa mijëra njerëz ishin pjesëmarrës në një manifestim tradicional në tyrben “Pulë”, ka ndodhur një incident.

Burimet e TV Syrit njoftojnë se atje dy persona dyshohet se gjatë këtij manifestimi kanë shpërndarë material propagandues, duke shkruar citate kuranore, duke shfaqur mos pajtim me festën e cila ishte duke u zhvilluar.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë, ku janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, dhe me urdher të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Ndërsa po vazhdojnë hetimet.  

Njofton për TV Syri, Nysret Xhurkaj, zëdhënës për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Read Previous

Pas një kohe të gjatë është rikthyer ndriçimi në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”

Read Next

Promovohet libri “Cikël Vetëdyzimi” i autorës së re Diellza Berisha