Plazhi i Shëngjinit, oazë e Adriatikut

Shëngjini, është një nga zonat më të bukura për të kaluar pushimet verore dhe nga vendasit cilësohet si “oaz i Adriatikut”. Vija bregdetare fillon  nga Porti Detar shtrihet deri në Kune të Sipërme. Ka një bez rëre ku bëhet plazh, që ndanë zonën e banuar nga deti një arsye më shumë për të qenë i preferuar nga shumë familjarë.

Me të filluar ngritja e temperaturave bregdeti i Shëngjinit vazhdon të mbetet një destinacion i kërkuar edhe këtë sezon veror. Për vizitorët dhe pushuesit e shumtë, qëndrimi në këtë plazh është i veçantë, për shkak edhe të pastërtisë dhe sigurisë që ofron ky bregdet.

Ekipi ynë vizitoi këtë vend bregdetar për të parë nga afër përgatitjet për sezonin veror 2021.

I njohur për rërën e tij dhe shtrirjen gjeografike të tij vetëm 8 km nga qyteti historik i Lezhës , konsiderohet si vendi ku mund të gjesh diellin pothuajse 250 ditë të vitit.

Se ky plazh ofron atraksione të mira dhe të bën të ndihesh komod e dëshmon edhe pushuesit nga Evropa që zgjodhën këtë vend si destinacion pushimesh.

Edhe hotelet përgjatë vijës bregdetare pothuajse kanë bërë tashmë të gjitha përgatitjet për sezonin veror duke shtuar kapacitete vetëm që shërbimet të jenë sa më atraktive, komode dhe të qeta.

Theksojmë se zona e Shëngjinit është e njohur në të gjithë Shqipërinë si për detin, gjithashtu dhe për kuzhinën e saj të famshme.

Read Previous

Burim lave dhe re tymi 5 km e lartë nga Etna (FOTO)

Read Next

Belgjikë – Portugali, të rejat e fundit rreth formacioneve