Në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, përkatësisht në repartin e transfuzionit të gjakut ende nuk ka filluar trajtimi i pacientëve të infektuar me koronavirus me plazmën konvalescente, krejt kjo pasi që nuk ka kërkesa. Rrezarta Dresha Berisha, specialiste e transfuzionit të gjakut ka treguar më shumë rreth kësaj procedure.
Bëjmë të ditur se profesionistët shëndetësorë kanë thënë se një nga metodat që ndihmon në trajtimin e pacientëve që vuajnë nga COVID- 19 dhe janë në trajtim spitalor, është vlerësuar të jetë edhe trajtimi me plazmën konvalescente.