Plot ndeshje të Champions në Artmotion

Platforma digjitale më gjigante televizive Artmotion, sonte do të transmetojë nëntë ndeshje tejet interesante të Champions League për adhuruesit e futbollit.

Në fokus do të jenë futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën dhe Berat Gjimshitin, që do të kenë goxha punë të vështirë përballë skuadrave të mëdha.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes luhet në “Bay Arena” mes Bayer Leverkusenit dhe kryesuesit të renditjes, Inter.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion.

Lojë po kaq interesante do të jetë edhe ajo në mes të Atalantas dhe Real Madridit.

Ndeshja do të luhet po ashtu në ora 21:00 dhe do të transmetohet live në Artmotion, në kanalin Sport 2.

Pos këtyre në planprogram do të jenë edhe shtatë ndeshje të xhiros së gjashtë të Champions./klankosova/

Read Previous

Infeksionet urologjike, problemet me veshka e kanceri i prostatës, doktor Veselaj flet për simptomat, diagnostikimin e trajtimin

Read Next

​Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut