Po vazhdojnë hetimet në identifikimin e personave që shkarravitën Shpellën e Kusarit

Ditë më parë televizioni Syri ka raportuar për pamjet e shëmtuara që disa persona kishin krijuar në Shpellën e Kusarit, vend ky i cili shërben si atraksion turistik për vizitorët.

Pamjet e siguruara nga Televizioni Syri kanë treguar qartë disa fotografi të nxënësve që kryenin veprimet e shëmtuara. Ndërsa nga drejtori i drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë Ferdinand Kolaj, ka deklaruar se rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës.

E përderisa keqpërësit të identifikohen nga ana e policisë, Shpella e Kusarit po vazhdon të mbetet në gjendje të njejtë, pasi pastrimi duhet të jetë adekuat dhe të mos dëmtohet asnjë pjesë që i’a humbë vlerën  shpellës.

Pas hetimeve të policisë dhe identifikimit të personave të cilët i shkaktuan dëmet do të mirren masa conform ligjeve në fuqi shtoj më tëj Kolaj.

Read Previous

Këto janë katër marrëveshjet që u nënshkruan sot në Ohër

Read Next

Rritja e çmimit të naftës, reagon qeveria