Po vazhdon imunizimi i fëmijëve në shkolla

Sot në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli”, ishin ekipet mobile të vaksinimit për të imunizuar nxënësit e klasave të para. Këto ekipe që nga dita e martë me fillimin e periudhës së tretë shkollore janë në teren nëpër të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës, duke i vaksinuar të gjithë ata fëmijë që nuk kanë ndonjë problem shëndetësor dhe nuk janë duke u trajtuar me ndonjë antibiotikë. Ekipet mobile të vaksinimit në përfundim të periudhës së dytë shkollore kanë imunizuar nxënësit e klasëve të gjashta.

Nxënësit e klasës së parë edhe pse të vegjël nuk hezituan për t’u imunizuar. Ata e mirëpritën këtë iniciativë, pasi paraprakisht ishin të njoftuar nga mësuesja e tyre.

Ekipet mobile të vaksinimit pas përfundimit të punës në shkollat e qytetit, do të fillojnë imunizimin e nxënësve nëpër të gjitha shkollat e fshatërave të komunës së Gjakovës.

Read Previous

VAR do të përdorët në Ligën e Konferencës nga ndeshjet gjysmëfinale

Read Next

Përleshje në Malin e Tempullit në Jerusalem, 150 të plagosur (FOTO)