Edhe pse ndodhemi në kohë pandemie, kjo gjë nuk ka ndikuar në numrin e dhuruesve të gjakut në qendrën e transfuzionit të Gjakut në Gjakovë. Këtu na thanë se vazhdimisht po rritet numri i njerëzve që dhurojnë gjak. Doktoresha specializante, Dafina Gecaj Nikollbibaj na tha se tani gjaku po dhurohet dhe për ta përdorur plazmën për shërimin e të infektuarve me Covid-19.
Për të dhuruar gjak nuk ngurroi as kryeinfermieri Kreshnik Abrashi i cili ka vite që e bën këtë gjë.
Vitet e fundit mjekësia në mbarë botën apelon që të dhurojmë gjak sepse ky proces nuk është vetëm human, por ndihmon ne rigjenerim dhe nxitje të palcës kurrizore për më shumë qeliza te reja.
Sasia e gjakut që mund të japim është maksimumi 450 mililitër sasi kjo që zëvendësohet brenda 72 orësh si volum, ndërsa për qelizat do të duhen 3 javë.