Pochettino do të largohet në fund të sezonit

Paris Saint-Germain’s Argentinian coach Mauricio Pochettino looks on ahead of the French L1 football match between Paris Saint-Germain and Stade Brestois 29 at the Parc des Princes stadium in Paris on January 9, 2021. (Photo by Alain JOCARD / AFP) (Photo by ALAIN JOCARD/AFP via Getty Images)

Drejtuesit e PSG-së kanë filluar punën në lidhje me sezonin e ardhshëm. Eliminimi nga Champions League është përjetuar shumë keq në kampin francez.

Mauricio Pochettino do të largohet në fund të sezonit. Pozitat e trajnerit argjentinas janë të lëkundura prej kohësh, teksa dështimi përballë Real Madrid ka vulosur fatin e tij.

L’Equipe shkruan se dhjetë janë alternativat për trajnerin e ri të PSG-së. Emra të mëdhenj dhe trajnerë të konfirmuar, por edhe supriza. I preferuari i madh mbetet Zinedine Zidane.

Gjithsesi, drejtuesit e PSG-së po studiojnë edhe opsione të tjera. Në listën e dëshirave ndodhen edhe emra si Max Allegri, Antonio Conte, Diego Simeone dhe Simone Inzaghi.

Pëlqim ka edhe për Erik ten Hag (Ajax), Thiago Motta (Spezia), Mikel Arteta (Arsenal), Christophe Galtier (Nice) dhe Lucien Favre./Botasot/

Read Previous

Kaq gjoba trafiku u shqiptuan në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Një tren që ishte nisur për të evakuuar refugjatët sulmohet në Ukrainë