Pochettino kritikohet se po tenton të imitojë Bielsan: Kopje e keqe

Paris Saint-Germain ka pësuar një tjetër pengesë, duke humbur 1-0 ndaj Lille në Ligue 1 për të komplikuar më tej mbrojtjen e tyre të titullit.

Mauricio Pochettino, i cili mori detyrën e trajnerit në janar, është kritikuar në mediat franceze dhe ai është akuzuar për përpjekje të pasuksesshme për të imituar stilin e lojës së ish-trajnerit të tij Marcelo Bielsa.

“Pochettino po instalon këtë ide në ekipin e tij, por atyre u mungon lëvizshmëria, ritmi dhe intensiteti i lartë i nevojshëm për ta bërë atë të funksionojë”, thuhet në artikullin e L’Equipe.

Neymar gjithashtu nën vëzhgim

Neymar u përjashtua kundër Lille, është kritikuar po ashtu në mediat franceze.

“Ai është një lojtar fantastik, por sjellja e tij nuk është sjellje e një shoku skuadre”, ka thënë legjenda franceze Bixente Lizarazu.

PSG kanë shtatë ndeshje të mbetura në Ligue 1 në përpjekje për të fituar titullin. Ata aktualisht janë tre pikë prapa Lille në renditje./Ekonomiaonline

Read Previous

SAG Awards: Cilat ishin performancat më të vlerësuara

Read Next

Barcelona e ka një arsye për të besuar se mund të fitojnë La Ligën