Policia apelon për bashkëpunim, çdo rast trajtohet me seriozitet

Nga kjo sallë kontollohet gati cdo cep i komunës së Gjakovës, kamerat e sigurisë të vendosua nëpër disa pika kyqe nëpër qytet bëjnë të mundur ofrimin e sigurisë nga policia e Kosovës. Ato monitorohen me kujdes nga ekipet që janë në gatishmëri në ndërrimin e natës. Gjatë kujdestarisë u pranua edhe një lajm për një aksident trafiku.

Meqenëse mbrëmë ishte 17 shkurti, Toger Qamil Gashi i cili ishte kujdestar tha që në netët e festive bëhet edhe një plan operativ me qëllim të evitimit të ndonjë incidenti dhe prishjes së rendit dhe qetësisë.

Ai tha që cdo thirrje trajtohet me seriozitet nga policia e Kosovës si dhe bëri apel tek qytetarët që të festojnë në mënyrë të dinjitetshme.

Policia apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe se cdo raportim i ndonjë shkelje ligjore a[p qfarëdo parregullësie vlerësohet dhe trajtohet me prioritet nga policia e Kosovës.

Read Previous

Vetëm dy shkolla në nivel vendi po vijojnë mësimin në mënyrë online

Read Next

Nga Presidenca reagojnë pas deklaratës së Lavrov se Kosova po dërgon mercenarë në Ukrainë