Policia apelon te pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar

Për shkak të reshjeve të borës dhe ndryshimeve atmosferike janë paraqitur vështirësi në komunikacion.Por përkundër kësaj sipas komandantit të stacionit Policor në Gjakovë Major Milazim Lumi numër i vogël i aksidenteve është paraqitur në drejtorinë rajonale të Policisë. Aksidentet kryesisht kanë qenë me dëme materiale dhe kanë ndodhur në zonat rurale.

Major Lumi ka apeluar tek qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.

Read Previous

Pirja e kafes para stërvitjes mund t’iu ndihmojë të digjni dhjamin

Read Next

Çfarë na mësoi pandemia për fëmijët dhe kohën që shpenzojnë para ekranit!