Policia arrestoi tifozin agresive, që fyu dhe shau gjyqtarët në ndeshjen Ballkani – Prishtina

Dje u zhvillua xhiro e 27’të në Superligën e Kosovës në futboll, takim ky ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Ky takim përfundoi me rezultati në 0:1, falë autogolit të realizuar nga Armend Thaçi.

Si duket ky rezultat ka nervozuar një person në tribunat e stadiumit, që fyu dhe shau gjyqtarët e takimit dhe lojtarët.

Me këtë rast Policia e Kosovës e ka arrestuar atë, por që i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Më poshtë raporti i 24 orësh i Policisë.

Stadiumi i Qytetit, Suharekë 04.04.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas ndeshjes futbollistike kishte filluar ti fyej, referat dhe lojtarët, por pas reagimit të policisë i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Ekonomiaonline

Read Previous

Në Itali kishat dhe muzetë qendra vaksinimi antiCovid-19

Read Next

Tërmet në Shqipëri