Policia britanike publikon pamjet e arrestimit të spiunëve të Putinit

Tre persona, dy gra dhe një burrë, janë arrestuar për spiunazh në dobi të Rusisë pasi operuan nga një shtëpi pushimi në Great Yarmouth, Norfolk.

Ata kishin lidhje me GRU-në, shërbimin e inteligjencës ruse, dhe mblodhën informacione dhe imazhe të ndjeshme.

Operacioni përfshinte përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe identiteteve të rreme për të fshehur aktivitetet e tyre, shkruan skynews.

Vanya Gaberova, Katrin Ivanova dhe Bizer Dzhambazov

Kur policia bastisi bujtinën si pjesë e operacionit me kodin emër Skirp, ata gjetën të mbushur me pajisje teknike, përfshirë 495 karta SIM, 221 telefona celularë, 258 disqe të forta, 55 pajisje regjistrimi vizual, 33 audio-pajisje, 16 radio dhe 11 dronë.

U gjetën gjithashtu edhe 91 kartela bankare në emrat e 17 individëve dhe 75 pasaporta dhe dokumente identiteti në emrat e 55 individëve.

Ndër objektet e zbuluara ishte një lodër Minion e modifikuar me një kamerë, e cila përdorej për spiunazh.

Ndryshe, ky aksion ishte një pjesë e një strategjie më të gjerë të spiunazhit, e cila ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe jetën e shumë individëve. /Telegrafi/

Read Previous

”World-architects”: Tirana, një laborator rinovimi arkitektonik

Read Next

Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti korean lirohet nga burgu