Policia jep detaje për tentim grabitjen e bankës në Çagllavicë

Policia e ka konfirmuar tentim grabitjen në filialin e bankës TEB në Çagllavicë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për KlanKosova.tv ka thënë se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentative të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në  Çagllavicë të komunës së Prishtinës. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Borovci.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Policia gjen në një minibus 18 migrantë nga Siria, Egjipti e Iraku

Read Next

Pse nuk mjafton embargoja e Evropës ndaj naftës ruse