Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitë e saja relevante po zhvillon operacion policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i përgjithshëm i policisë, Baki Kelani.
Tutje, ai thotë se pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë.
Mësohet se ky aksion u organizua nga Prokuroria Speciale ku u bastisen disa lokacione, e u sekuestruan prove e dëshmi materiale. /Klankosova.tv/