Policia e Shtetit në shkelje, efektivët vishen me uniformë, por pa numër identifikimi

Në Shqipëri janë mbajtur përsëri protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve ushqimore, protesta të cilat janë shoqëruar edhe me tensione. Sot është dita e katërt e protestës për rritjen e çmimeve në stratosferë. Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa nuk mund të mungonin edhe efektivët e Policisë së Shtetit që kanë për “detyrë” të shoqërojnë forcërisht protestuesit.

Ashtu si edhe dje, ka forca të shumta policie që kanë blinduar Kryeministrinë. Në foto duken se si efektivët kanë të veshur uniformën e tyre, por pa numër identifikimi, dukë bërë kështu një shkelje./joq-albania.com/

Read Previous

Për dy javë Kosova importoi rreth 31 milionë litra karburante (Infografikë)

Read Next

E rëndë, dalin pamjet e aksidentit ku vdiq gruaja siriane