Policia gjen zollë në Banjskë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas informacioneve operative, është gjetur një armë zjarri – zollë, e prodhuar në Serbi, në një lokacion në Banjske të Zveçanit.

E njëjta është tërhequr nga njësiti për trajtimin e mjeteve shpërthyese.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar dhe prokurori i cili do të drejtojë hetimet për të zbardhur origjinën dhe rrethanat e gjetjes së armës.

“Është raportuar se pas informatave operative nga njësiti policor është gjete një armë zjarri- zollë prodhim i Serbisë të cilin njësiti për trajtimin e mjeteve shpërthyese e ka tërheqë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Read Previous

Shtrenjtimi i mundshëm i rrymës me “domino efekt” në ekonomi

Read Next

Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash