Policia i kap mbi gjashtë tonë mallra të kontrabanduara nga Serbia në Mitrovicë

Policia i ka kapur mbi gjashtë tonë mallra të kontrabanduara në regjionin e Mitrovicës, në katër raste të ndara.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në mesin e produkteve të kontrabanduara ka pije joalkoolike, vaj ushqimore si dhe tretës-nitro solvent.

“Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia”.

“Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent. Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.

Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike. Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent”, thuhet në njoftim.

/KlanKosova/

Read Previous

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Kurti-Vuçiq për muajin korrik

Read Next

Kuvendi mbanë një minutë heshtje për primarius dr.Ali Iljazi