Policia intervenon në rrugën “Bujar Roka” pas ankesave të banorëve

Kohë më parë përmes televizionit Syri, banorët e rrugës Bujar Roka kishin pasqyruar një shqetësim. Sipas tyre ngasja me shpejtësi e makinave në atë rrugë i rrezikon ata. Lidhur me këtë qështje ne kemi kontaktuar komandantin e trafikut rajonal në Gjakovë, kap. Albin Sahatqija, për të kuptuar se cili është plani i policisë së trafikut për këtë rrugë

Gjatë ditës së sotmë në rrugën ‘’Bujar Roka’’ policia e trafikut rajonal shqiptoi edhe gjoba për ngasësit që nuk i respektuan rregullat e trafikut përkatësisht tejkalimin e shpejtësis që parashihet në këtë rrugë. Ndërkaq kap.Sahatqija apeloi tek qytetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të jenë të kujdesshëm në trafik.

Read Previous

Johnson firmos marrëveshje sigurie me Suedinë dhe Finlandën: Keni mbështetjen tonë në rast sulmi

Read Next

Si Rusia i fiku internetin Ukrainës dhe disa vendeve të BE?