Policia jep detaje rreth aksidentit të djeshëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë ku humbi jetën një person

Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë ku humbi jetën një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet deri tek aksident ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjerë.

Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit.

Ky është njoftimi i plotë:

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjerë. Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje./eo/

Read Previous

OBSh bën thirrje që të shpërndahen vaksina edhe në vendet e varfra

Read Next

Arrestohen në Rinas 9 persona për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”