Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht referentin e Gjykatës Themelore të Prishtinës

Sulmi fizik ka ndodhur në vendin e tij të punës, njofton policia.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Gjykata Themelore Hajvali, Prishtinë 26.04.2021 – 08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar zyrtarin e gjykatës (referent), viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaExpress/

Read Previous

Nga sot fëmijët nga Kosova mund të kalojnë kufirin malazez vetëm me certifikatë të lindjes

Read Next

Presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti nderojnë të zhdukurit