Policia ka shqiptuar 124 gjoba anti-covid për katër ditë në Gjakovë

Ditë më parë komuna e Gjakovës ka kaluar në zonën e kuqe. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e policisë në Gjakovë si pjesë kyçe në implementimin e strategjisë për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit gjatë katër ditëve ka shqiptuar 124 gjoba për ata që nuk kanë respektuar masat anti-covid.

Major Lumi tha se përveç kësaj në kuadër të planit operativ policia e Kosovës ka shqiptuar 115 gjoba të trafikut.

Konform ligjit gjatë këtyre ditëve është duke u bërë edhe lëshimi i njoftimit për paraqitje obligative për të gjithë kundërvajtësit në trafik.

Në vazhdimësi policia e Kosovës po bën sanksionimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm në përputhje më dispozitat ligjore.

Read Previous

​13 të vdekur dhe 444 raste të reja me COVID-19

Read Next

Federata Spanjolle e Futbollit e paraqet Kosovën si territor e jo si shtet