Policia ka shqiptuar 14 gjoba anti-covid dhe 210 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Gjakovë

Policia e Kosovës sikurse në gjithë vendin ashtu edhe në komunën e Gjakovës është duke vazhduar me kontrollet dhe planet opeative me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë publike, sigurisë në trafik si dhe zbatimit të masave ndaj pandemisë COVID-19.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjakovës ka njoftuar se në kuadër të këtyre inspektimeve, sipas raportit të policisë vetëm në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës janë shqiptuar 14 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat anti-covid. 

Konform kësaj Policia poashtu ka vazhduar edhe me kontrollet rreth sigurisë në trafik. Me këtë rast sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se njësia e trafikut ka shqiptuar 210 tiketa trafiku për kundërvajtësit të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Ndërsa sa i përket situatës së sigurisë publike dhe asaj në trafik në rajonin e përgjegjësisë që mbulon drejtoria rajonale e policisë sipas të dhënave të fundit bëhet e ditur se janë arrestuar 5 persona , prej tyre 2 janë në mbajtje si dhe ka ndodhur  1 aksident me dëme materiale.

Read Previous

Gjakovë/ Një 45 vjeçar dyshohet për tentim vetëvrasje, policia po heton rastin

Read Next

SHMT “Nexhmedin Nixha” e vetmja shkollë në Gjakovë për arsim dhe aftësim për të rritur