Policia kërkon ndihmë në identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari për falsifikim parash

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari.

Ai dyshohet për veprën penale për “Falsifikim të parasë”, që ka ndodhur më 11 prill të këtij viti në rrugën “William Walker” në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/

news image

Read Previous

Presidenti i KE-së, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Read Next

Kërkesa të mëdha për zhvillimin e parqeve fotovoltaike në Shqipëri