Policia me aksion në Prizren gjatë fundjavës, ndalohen 23 valltare nga Shqipëria

Policia në Prizren gjatë fundjavës ka kryer kontrolle në disa lokacione për të shikuar nëse po zbatohen masat anti-COVID.

Janë kontrolluar lokale të natës, gastronomi, qendra tregtare, sheshe e komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, rajonin Prizren, janë shqiptuar 305 bileta për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID dhe 4 fletëparaqitje për bizneset për mosrespektim të orarit.

Madje është njoftuar se në disa lokale janë gjetur 23 punonjës-valltare nga Shqipëria, të cilat nuk kishin dokumente të rregullta të lejeqëndrimit dhe janë dorëzuar ato në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj. /EkonomiaOnline/

Read Previous

Mbahet mbledhja e radhës e KPF-së

Read Next

Këto janë vendimet që mori sot Qeveria në detyrë