Policia në Gjakovë arreston katër persona pasi në automjetin e tyre me targa serbe u gjen thika dhe sëpatë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të shtunën në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, policia u ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sëpatë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

Ky rast është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Read Previous

Elita e basketbollit vazhdon sot me dy duele të “nxehta”

Read Next

Kujt do t’i takojë derbi i Manchesterit, Unitedit apo Cityt?