Policia patrulluese e stacionit policor të Gjakovës parandalon një rast të kontrabandës

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me cigare në Gjakovë.

Lajmin për Tv Syrin e ka konfirmuar edhe Sheremet Elezaj, udhëheqës i zyrës për informim në DRP-Gjakovë.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Gjakovë, 29 qershor 2024

Me datën 29 qershor 2024, reth ores 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore. Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston.

Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara.

Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme.

/tvsyrivision/

Read Previous

Arrihet akordi mes klubeve, Jasir Asani shumë afër kalimit në La Liga

Read Next

Telegrafi në Gjakovë, sjellin informata mbi gazetarinë mobile