Policia sekuestron mbi 12 mijë euro dhe qindra mijëra dinarë në Jarinjë

Policia kufitare në pikëkalimin në Jarinjë ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të valutave euro dhe dinarë.

Një person është arrestuar për mosraportim të parave, dhe pjesëtarët e policisë i kanë gjetur mbi 12 mijë euro dhe mbi 360 mijë dinarë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 kurse shoferi i arrestuar është i nacionalitetit serb.

Sipas policisë rasti është përcjellur te Dogana e Kosovës.

/GazetaExpress/

Read Previous

OBSh konfirmon shtetet në të cilat është përhapur lija e majmunëve

Read Next

Kundër anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë, Johnson telefonon Erdoganin