Policia shqiptoi 2144 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2144 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 43 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 31 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /RTK

Read Previous

Faton ​Peci: Propozimi mbetet i njëjtë, opozita sa më shpejt të bindet

Read Next

Deputetët e LDK-së kërkojnë reflektim nga LVV-ja