Policia shqiptoi 2267 gjoba trafiku për 24 orë

Foto: Kallxo.com

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2267 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 24 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 43 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 24 persona, ndërkaq 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje./rtklive

Read Previous

Rutte: Kosova është shtet shumë i rëndësishëm

Read Next

Çfarë ndodh nëse Starlink mbyllet në Ukrainë?