Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se 1 mijë e 846 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 71 aksidente, 26 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 45 prej tyre vetëm me dëme materiale. /GazetaSinjali/

Read Previous

Kreshnik Ahmeti: Presim që Kosova të përfshihet në agjendë për anëtarësim në Këshill të Evropës

Read Next

Gjakovë| Arrestohet një grua pasi e sulmoi fizikisht burrin e saj