Ndër shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në trafik llogaritet të jetë përdorimi i telefonit. Fushata të shumta vetëdijësuese janë organizuar nga policia e Kosovës dhe ajo në Gjakovë, për të shmangur aksidentet që shkaktohen si pasojë e kësaj dukurie. Ndër synimet kryesore të policisë mbetet edukimi i shoferëve për mos përdorimin e telefonit në trafik, thotë kapiten, Albin Sahatqija komandanti i trafikut rajonal në komunën e Gjakovës.
Sipas të dhënave nga policia në komunën e Gjakovës, prej datës 26 maj deri më sot janë shqiptuar 2004 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes. Ndërsa 5250 gjoba të tjera janë shqiptuar për mosmbajtjen e rripit të sigurisë në makinë.