Policia u bënë thirrje këmbësorëve për kujdes të shtuar

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve që të respektojnë rregullat e trafikut, duke u kujdesur kështu për sigurinë e vetes.

“Për sigurinë tuaj, vishni rroba të ndritshme ose mbani me vete materiale reflektuese apo dritë të bardhë gjatë natës, për t’iu ndihmuar juve dhe ngasësve që të jeni të dukshëm!”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje Policia ka dhënë edhe disa këshilla:

-Bëhu i dukshëm!

-Përdor vendkalimin e këmbësorëve!

-Respekto semaforin!

-Shiko majtas, shiko djathtas, shiko majtas edhe një herë pastaj kalo!

-Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet tjerra të ngjashme që mund të ju hutojnë!

-Shfrytëzo vendkalimin për këmbësor dhe ec në trotuar!

-Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë!

-Kujdesi shpëton jetë!

Read Previous

KEK: Është ndalur njësia B2, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve

Read Next

Anulohet Samiti në BeH, Kurti do t’i realizojë disa takime në Sarajevë