Polonia dhe disa shtete baltike do të tërhiqen nga traktati për ndalimin e minave tokësore

Anëtarët e NATO-s, Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia planifikojnë të tërhiqen nga Konventa e Otavës, e cila ndalon minat kundër personit, për shkak të kërcënimit ushtarak nga Rusia, kanë njoftuar sot të katër vendet.

Tërheqja nga traktati i vitit 1997 do t’i lejojë Polonisë dhe tre vendeve baltike të fillojnë përsëri grumbullimin e minave tokësore.

“Kërcënimet ushtarake ndaj vendeve anëtare të NATO-s në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë janë rritur ndjeshëm”, thanë ministrat e mbrojtjes të vendeve në një deklaratë të përbashkët, raporton Reuters.

Tërheqja u bë për të lejuar një mbrojtje efektive të kufijve të rajonit, tha në një deklaratë të veçantë ministri lituanez i mbrojtjes Dovile Sakaliene.

Traktati i Otavës ndalon përdorimin e minave tokësore kundër personit.

Më shumë se 150 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, janë zotuar të ndalojnë përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e tyre përmes traktatit të vitit 1997.

Megjithatë, disa fuqi të mëdha si SHBA, Rusia dhe Kina nuk kanë nënshkruar traktatin./Reuters

Read Previous

“Shqipëria, vendi i bukur evropian ku po vërshojnë turistët britanikë”

Read Next

Superkompjuteri parashikon kampionin dhe 5 vendet e para të La Liga-s