Pozitë e opozitë bëjnë homazhe në Meje të Gjakovës

27 Prilli i 1999-ës shënon ditën ku mbi 370 civilë shqiptarë u vranë e masakruan nga policia dhe ushtria serbe në fshatin Meje të Gjakovës. 23 vite pas plagët e familjarëve mbeten akoma të hapura. Për të nderuar viktimat, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca i shoqëruar nga ministra, familjarë të të pagjeturve  dhe nga shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari –Lila bënw homazhe tek kompleksi i varrezave. Konjufca tha se në Meje ka ndodhur masakra më e madhe që dëshmon gjenocidin e pushtuesit serb.

Konjufca tutje u shpreh pesimist se Serbia mund të reflektojë.

Edhe anëtarë të tjerë nga opozita ishin të pranishëm për të nderuar viktimat civile të Mejes, për të rikujtuar këtë masakër makabre që akoma nuk ka gjetur drejtësi, si shumë të tjera në Kosovë.

Read Previous

Gjini me bashkëpunëtorë nderojnë të rënët në Meje

Read Next

Në Shqipëri mbërrin droga Bonzai, me shkallë rreziku shumë të madh