Presidenca shpall tender 8 mijë e 500 euro për sigurime shëndetësore e sigurim në udhëtim për ish-presidentët

Presidenca e Kosovës ka shpallur tender në vlerë 8 mijë e 500 euro për shërbime të sigurimeve shëndetësore për ish-Presidentët dhe sigurime shëndetësore në udhëtim, shkruan Reporteri.net.

Në dosjen e tenderit janë dhënë detaje se çka duhet të përfshijnë këto shërbime dhe zonën që duhet të mbulojë.

“Sigurim shëndetësor deri në tre  (3) persona  Mbulesa shtrirja në spital – përfitimi 100%  Mbulesa pa shtrirje në spital -100%  Sipas ligjit nr. 03  L-094 për Presidentin e Republikës se Kosovës   Mbulesa deri në 100,000.00 për person  Zona e mbulimit   Kosovë, Gjermani, Austri, Francë, Itali, Turqi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut  Të bashkëngjiten edhe kushtet e përgjithshme të sigurimit shëndetësore, të cilat do të jenë përbërës të kontratës  Shërbimet e sigurimeve shëndetësore në udhëtim për Evropë, për gjithë boten përjashtuar SHBA-të dhe Kanadanë, si dhe gjithë botën përfshirë SHBA-të dhe Kanadanë (zona A, zona B, zona C)”, thuhet në dosje.

Përveç sigurimit shëndetësor, me këtë kontratë parashihet edhe sigurimi në udhëtim për 1 vit me afat të mbulueshmërisë për 30 ditë, si dhe sigurimi në udhëtim për 1 vit me afat të mbulueshmërisë 90 ditë.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 12 muaj.

Kompanitë e interesuara kanë kohë të dorëzojnë ofertat deri më 3 prill 2025.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

Read Previous

KQZ’ja letër partive për certifikim të rezultateve

Read Next

Posta e Kosovës hap zyrat në Zubin Potok dhe Zveçan