Presidenti i FIFA-s e pranon se në Katar janë shkelur të drejtat e njeriut gjatë ndërtimit të stadiumeve

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino beson se Kupa e Botës do të ndihmojë Katarin në përmirësimin e historisë së tmerrshme të të drejtave të njeriut.

Ndërtimi i turneut, që fillon pas vetëm gjashtë javësh, është lënë në hije nga publiciteti i keq në lidhje me çështjet e të drejtave të njeriut në Katar dhe të drejtat e punëtorëve.

Duke folur në Samitin Botëror të Inovacionit për Shëndetin (WISH) në Doha, Infantino deklaroi: “Katari është bërë me të vërtetë një qendër e botës”.

“Jo për shkak të Kupës së Botës, por sigurisht që fokuset e Kupës së Botës kanë ndihmuar gjithashtu për ta vendosur Katarin në një hartë ndërkombëtare. Dhe gjërat kanë ndryshuar”.

“Ne kemi folur për punëtorët, për të drejtat e punëtorëve dhe për të drejtat e njeriut – disa kritika u ngritën, me të drejtë, dhe ndryshimet kanë ndodhur”, shtoi ai.

Gjatë ndërtimit të stadiumeve bëhet e ditur se mbi 10 mijë veta kanë ndërruar jetë nga kushtet  vështira në punë.

/Telegrafi/

Read Previous

Zelensky: Rusia po përgatitet për një luftë bërthamore

Read Next

FMN miraton 1.3 miliardë fonde për Ukrainën