“Ne do të kemi një Kupë të mrekullueshme FIFA dhe një Botëror të madh FIFA për klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Futbolli bashkon botën”, ka shkruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në llogarinë e tij në Instagram, në një mesazh urimi për Trump.
Infantino ishte përpjekur të ndërtonte lidhje të ngushta me administratën e parë Trump, duke bërë të paktën dy vizita në Shtëpinë e Bardhë dhe duke u bashkuar me Presidentin e atëhershëm Trump në një darkë në Davos, Zvicër gjatë Forumit Ekonomik Botëror në janar 2020.
Shtetet e Bashkuara do të presin shumicën e ndeshjeve në Kupën e Botës 2026 në futbollin e meshkujve./AP/