Presidenti i Inter Miamit i bindur se Messi do të vazhdojë kontratën

Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas ka treguar synimet për skuadrën e tij.

Mas, synon t’i ofrojë legjendës argjentinase, Lionel Messi kontratën e re deri më 2026 dhe dëshiron ta shohë atë në hapjen e stadiumit të ri.

“Jam shumë i bindur se Leo Messi do të hapë stadiumin tonë të ri në vitin 2026”. “Do të rri me Leon në një moment jashtë sezonit… Jam optimist se për sa kohë që shëndeti i Messit të jetë i qëndrueshëm, ne do ta shohim atë në rozë”, tha Mas.

Messi, këtë sezon nuk arriti të fitonte MLS Cup pasi që u eliminua nga Atlanta Unitedi.

Mirëpo, sezoni i tij nuk i ka shkuar huq pasi “La Pulga” u shpall MVP i MLS për vitin 2024./IndeksOnline/

Read Previous

F1, Leclerc: Të zhgënjyer që nuk u shpallëm kampionë

Read Next

| SHKOLLË GJAKOVE | – “MUSTAFA BAKIJA”