Presidenti i Lazios: Jemi shkatërruar nga sistemi, futbolli në Itali ka vdekur

Lazio u mposht minimalisht mbrëmjen e së premtes nga Milan, në një ndeshje që ka bërë të shpërthejnë polemikat pas vendimeve të arbitrave ndaj Lazios në këtë përballje.

“Jemi shkatërruar, skuadra është e mërzitur, ka pësuar trauma psikologjike”, Claudio Lotito komenton kështu në konferencën për shtyp pas ndeshjes Lazio-Milan, me presidentin e Lazios që shfrynë mbi atë që i ndodhi skuadrës së tij në fushë.

“Kur një sistem nuk garanton më besueshmëri, ju drejtoheni tek ata që janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve. Cilës zyrë t’i drejtohemi?

Kjo ishte historia e një vdekjeje të parathënë. Nuk është hera e parë. Kur situata të caktuara ndodhin vazhdimisht, vlerësimi i meritave sportive humbet. Ose sistemi është në gjendje të korrigjohet në autonomi totale, ose atje duhet të ktheheni ndaj një pale të tretë.

Ne shtruam problemin e largimit nga sistemi i futbollit. Nuk ka lumturi në Serie A, a keni parë ndonjëherë një sistem që vendos paranë primare dhe të tjerët vendosin për ju? Vetëm në Serie A ndodh. Ne duam ta bëjmë sistemin transparent me reforma, për t’i bërë duhen numra, por nëse nuk keni numrat për të bërë reforma, çfarë po bëni në sistem?

Nuk kam parë një ndeshje të arbitruar kaq keq, nëse ndeshja do të kishte vazhduar, do të kishim mbetur me 7 lojtarë. Çështja që duhet pyetur është se problemi nuk është i Lazios, Lazio është dhi turku, faktet flasin”, është shprehur i revoltuar presidenti i Lazios, Lotito./h.ll/abcnews.al

Read Previous

AUV kreu 76 mijë inspektime në vitin 2023, asgjësoi mbi 1 milion produkte ushqimore

Read Next

Mosmarrëveshja në trafik përcillet me kanosje me armë zjarri