Presidentit të Këshillit Evropian i rrezikohet jeta nga raketat ruse në Ukrainë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ështqë rrezikiuar jeta gjatë vizitës së tij në Ukrainë, ditëne  sotme. Zyrtari i lartë i BE është dashur të strehohet gjatë një vizite në Odesa për shkak të një sulmi raketor.

Gjatë një takimi me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, “pjesëmarrësit duhej të ndërprisnin takimin për t’u strehuar pasi raketat goditën përsëri rajonin”, ka thënë një zyrtar i BE.

Michel po vizitonte qytetin në jug-perëndim për të dëshmuar ndikimin e luftës së Rusisë në zinxhirët e furnizimit global. Ai u informua nga kreu i marinës së Ukrainës në veçanti për dëmet e shkaktuara nga raketat ruse të lëshuara nga deti.

Diskutimet me kryeministrin, të cilave iu bashkua presidenti Volodymyr Zelensky përmes video-konferencës nga Kievi, u fokusuan në mënyrën më të mirë që BE-ja mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përmbushjen e sfidave humanitare, ekonomike dhe ushtarake. /abcnews.al

Read Previous

Osmani thirrje për BE-në: Jepni fund katër viteve të mohimit të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën

Read Next

Tregu i zi, biletat për finalen Roma-Feyenoord shiten deri në 10 mijë euro